Sot në Komunën e Dragashit, në një takim pune me Kryetarin Xheladini dhe pjesëtarët e Qeverisë Komunale, u pritën përfaqësuesit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, z.Ilir Berisha – zv.Kryeshef Ekzekutiv në ASK, znj.Servete Muriqi – zyrtare e lartë për Metodologji, z.Besnik Dermaku – zyrtar i lartë për Planifikim, dhe z.Mentor Shala – ekspert i IT-së.
Qëllimi i këtij takimi konsultativ ishte bashkërendimi i aktiviteteve dhe informimi i përgjithshëm i organeve komunale mbi detyrat dhe përgjegjësitë që do të ketë Komuna e Dragashit për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë nga ASK-ja, i cili do të organizohet gjatë këtij viti. Për këtë qëllim do të formohet Komisioni Komunal i Regjistrimit, i cili do të kryesohet nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.