Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Rainer Rudolph, së bashku me përfaqësues nga menaxhmenti i lartë të GIZ-it.
Me këtë rast, e falënderova Ambasadorin për vizitën dhe interesimin e treguar për Komunën tonë. Gjatë takimit, e njoftova me një pasqyrë të shkurtër mbi organizimin politik dhe administrativ të Komunës së Dragashit, si dhe zhvilluam një bisedë konstruktive lidhur me gjendjen aktuale dhe sfidat kryesore me të cilat përballet Komuna jonë.
Më pas, së bashku vizituam hapësirat e organizatës “AVOKO”, ku patëm mundësinë të shohim nga afër implementimin e projekteve dhe rezultatet konkrete të bashkëpunimit me komunitetin lokal.
Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.