Sot, me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Bexhet Xheladini, u mbajtë Akademia përkujtimore.
Pas përfundimit të kësaj akademie, të pranishmit vazhduan aktivitetin duke bërë homazhe tek Shtatorja e Adem Jasharit, varrezat e Dëshmorëve në Dragash, varrezat e Dëshmorëve në fshatin Buqe si dhe tek përmendorja e Dëshmorit Turk Hysen Kutlu.
Gjithashtu, për nderë të Epopesë së UÇK-së për disa ditë rradhazi po zhvillohet turneu i futbollit të vogël.
Të hënën me datë 07/03/2022 duke filluar nga ora 14:30, në Q.S “Aroma”, mbahet finalja e këtij turneu,ku do të luajnë ekipi i “Arsimtarëve të Edukatës Fizike” me ekipin e profesorëve të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha”