Sot pata kënaqësinë të pres në takim drejtorin e Projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, z. Valentin Hoxha, me të cilin nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e këtij projekti në Komunën e Dragashit. Ky projekt financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, dhe zbatohet nga OJQ “PREDA Plus”, në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e ASB-së.
Ky bashkëpunim synon të mbështesë dhe fuqizojë gratë sipërmarrëse në Komunën tonë përmes zhvillimit të aftësive të tyre në biznes, krijimit të rrjeteve profesionale dhe rritjes së mundësive për pjesëmarrje aktive në ekonominë lokale.
Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar për të krijuar më shumë mundësi për gratë dhe vajzat, duke mbështetur iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në barazinë gjinore në shoqërinë tonë.
Falënderoj z. Hoxha dhe partnerët e projektit për bashkëpunimin dhe për angazhimin e tyre në mbështetje të grave sipërmarrëse në Kosovë.
BEXHET XHELADINI – Kryetar i Komunës së Dragashit