Përgatit dhe shpërndan komunikatat për shtyp, deklaratat, raporte dhe publikimet e Institucionit për publikun;
Përgatit, shpërndan dhe arkivon fotografitë dhe materialet audio-vizuele të aktiviteteve kryesore të Institucionit;
Përgatit raportet e komunikimit publik sipas legjislacionit në fuqi;
Merr pjesë në organizimet e konferencave të ndryshme për raste dhe ngjarje të caktuara të Institucionit;
Menaxhon uebfaqen zyrtare të Institucionit, si dhe rrjetet sociale, që nënkupton përditësim të përditshëm dhe efikas të tyre;
Mban kontakte të rregullta me përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik (vendorë dhe ndërkombëtarë), duke i njoftuar për të gjitha takimet, ngjarjet dhe zhvillimet e Institucionit;
Mban kontakt dhe komunikim të përhershëm dhe të vazhdueshëm me publikun, përkatësisht qytetarët;
Monitoron shtypin ditor në mediat e shkruara dhe elektronike që kanë të bëjnë me aktivitetet e Institucionit dhe përgatit raportit ditor;
Kryen detyra tjera në lidhje me funksionimin e Zyrës, sipas kërkesës së udhëheqësit të Divizionit për Komunikim me Publikun