Në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit, sot u zhvillua faza e parë e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta, në kuadër të Olimpiadës së Përbashkët Kosovë – Shqipëri.
Për të përcjellur mbarëvajtjen e këtij procesi, në terren doli drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi, së bashku me stafin.
Të gjitha përgatitjet për këtë fazë të testit janë bërë me kohë dhe i gjithë procesi ka shkuar në rregull, duke respektuar të gjitha udhëzimet e Olimpiadës.