Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, emëroi sot z. Zeni Krasniqi në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit. Kryetari Xheladini i dëshiroi punë të mbarë Drejtorit Krasniqi, i cili do të vazhdojë angazhimin e tij në drejtim të avancimit të arsimit dhe përmirësimit të kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor në Komunën e Dragashit.