Sot, së bashku me Komisionin për Pranimin e Punimeve, realizuam një vizitë në terren për të parë nga afër përfundimin e punimeve në kuadër të projektit: “Kubezimi i rrugëve në Peto Mahallë, Shokovc, Likë dhe rregullimi i përronit në rrugën Xhonjet, në fshatin Brod”, projekt ky dyvjeçar me një kosto totale prej 135,000 euro.
Faza e dytë e këtij projekti, që përfshin edhe një segment tjetër në gjatësi prej 70 metrash, pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Fotot e bashkëngjitura paraqesin gjendjen para, gjatë dhe pas përfundimit të punimeve, duke reflektuar përmirësimet e dukshme në infrastrukturën lokale.
Pas kësaj vizite, inspektuam edhe punimet që janë aktualisht në zhvillim në rrugën Zlipotok–Brod, një arterie rrugore me rëndësi të veçantë strategjike, pasi lidh fshatrat Restelicë, Krushevë, Zlipotok dhe Globoqicë me Brodin, duke ofruar një qasje më të shpejtë dhe më efikase ndërmjet tyre.
Kompania vendore “NIKI-GD” është kryese e të gjitha punimeve të vizituara.






