Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, ka emëruar sot z.Veton Halili drejtor të Administratës.
Gjatë mandatit të kaluar, z.Veton Halili ka shërbyer si shef i Kabinetit të Kryetarit, duke ushtruer këtë detyrë me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
Kryetari Xheladini ka uruar z.Veton Halili për pozitën e re, duke i dëshiruar suksese në detyrën, me besimin se, me përvojën dhe profesionalizmin e tij, do të kontribuojë në forcimin e administratës komunale dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Dragashit.