Në prani të Kryetarit të Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, zyrtarëve komunalë, përfaqësuesve të KFOR-it, CIMIC-ut, UNMIKU-t, OSBE-së, mësimdhënësve, nxënësve të kësaj shkolle dhe shumë qytetarëve të fshatit, u zhvillua Ceremonia e përfundimit të renovimit të shkollës së Brodit.
Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe Perëndim, z.Ivano Marota, Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, Drejtori i Arsimit, z.Selim Kryeziu dhe drejtori i ShFMU “Zenuni” në fshatin Brod. Renovimin e kësaj shkolle e ka bërë CIMIC-u.
Pas përfundimit të ceremonisë, Kryetari Xheladini me stafin komunal iu ndanë mirënjohje z.Ivano Marota, Komandant i Brigadës Shumëkombëshe Perëndim, z.Girt Savins, oficer ndërlidhës i CIMIC-ut – Qendër, UNMIK-ut dhe KFOR-it Turk.
Komuna e Dragashit, në bashkëpunim me partnerët e vet do të vazhdojë ta ketë ndër prioritetet kryesore zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për rritjen e cilësisë në fushën e arsimit.


