Pas kompletimit të kabinetit qeveritar, me përbërje të plotë të tij, sot mbajtëm Mbledhjen e parë të rregullt të Qeverisë Komunale për vitin 2026.
Gjatë mbledhjes diskutuam dhe shqyrtuam çështje me rëndësi për planifikimin dhe funksionimin e administratës komunale si qështjeve të tjera me interes qytetar. Në fokus ishin investimet kapitale për vitin 2026, përgatitja e raportit të punës për vitin 2025, hartimi i planit të punës për vitin 2026, si dhe vlerësimi vjetor i punës së punëtorëve.
Po ashtu, trajtuam çështje që lidhen me disiplinën në punë, respektimin e orarit zyrtar dhe rregullat për angazhimin e punës jashtë orarit. Anëtarët e kabinetit i njoftuam me vendimin e Kryetarit lidhur me caktimin e reprezentacionit për anëtarët e Kabinetit të Kryetarit.
Në kuadër të mbledhjes propozuam edhe pikat e rendit të ditës për seancën e dytë dhe të tretë të Asamblesë Komunale, morëm qëndrim për zhvillimin e procedurave të ankandit publik për pasuritë jashtë përdorimit, si dhe diskutuam riorganizimin e zyrave dhe stafit në ndërtesën e administratës komunale.
Mbledhjen e përmbyllëm me diskutime në kuadër të pikës të ndryshme.