Sot u mbajt diskutim publik për Draft Planin e Punës për Ekipin për të Drejtat e Fëmijës të Komunës së Dragashit. Pas fjalës hyrëse të kryetarit të Komunës, i cili është dhe kryetar i Grupit Punues, prezantimin e këtij Draft Plani para të pranishmëve e bëri koordinatori i UNICEF-it për Dragash, z.Agon Baxhaku.
Ekipi për të Drejtat e Fëmijës është një mekanizëm komunal i cili angazhohet në përmirësimin e situatës në lidhje me mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve. Draft Plani i Punës së këtij Ekipi pritet që të dorëzohet për miratim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, duke e dërguar paraprakisht për shqyrtim në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
