Sot u mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fshatit Restelicë. Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, drejtori i Administratës, z.Vetim Ramadani dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z.Behar Brenoli, bashkëbiseduan me banorët e Restelicës në lidhje me kërkesat e tyre për investime, projektet e realizuara dhe planifikimet buxhetore për vitin e ardhshëm.
Kryetari Xheladini i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim për vullnetin e treguar që së bashku të bëjnë planifikimin e buxhetit dhe të caktojnë prioritetet e tyre për vitin 2024.
Për këtë dëgjim buxhetor do të publikohet procesverbali me kërkesat, pyetjet dhe propozimet e qytetarëve, në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.
