Sot patëm kënaqësinë që ta mirëpresim në një takim mirëseardhjeje komandantin e ri të LMT-së së KFOR-it Turk në Dragash, Togerin Emir Güler, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Komandantin e ri e informova me një historik të shkurtër të organizimit politik dhe administrativ të Komunës sonë. Me këtë rast u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Komunës së Dragashit dhe LMT-së, duke u fokusuar edhe më tutje në realizimin e projekteve konkrete që po ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëpër të gjitha lokalitetet e Komunës sonë.
Falënderojmë pafundësisht institucionet përfaqësuese të Republikës së Turqisë në Kosovë që në vazhdimësi po marrin parasysh kërkesat tona dhe të qytetarëve tanë.