Ishte ky një moment me emocione të përziera, që pas shumë viteve shkon në pension të merituar, për të qëndruar pranë më të dashurëve të sajë.
Nexhypja ka qenë shembulli tipik i një gruaje të fortë, e përkushtuar ndaj pacinetit, menaxhere e mirë me stafin. Ajo ka ditur të ofroj ngrohtësi e urtësi aty ka punuar dhe vepruar.
Kryetari Xheladini së bashku me Drejtorin e Drejtoratit për Shëndetësi z. Behar Brenolli dhe Drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim z. Qamil Kolloni, kanë ndarë kohën për të iu përgjigjur ftesës, ku kan marrë pjesë në koktein e organizar në ambientet e QKMF-së në Dragash.
Xheladini ka thënë se këtu isha Mjek, sot kam ardhur si Kryetar në kët qendër, për ta përcjellur në pension një ish kolege të punës.
Ai tha se është mirënjohës për punën që ka bërë kjo motër me të cilën kam punuar së bashku dhe ajo ka qenë vazhdimisht e përkushtuar për bashkëpunim.
Nexhype Berisha është bashkëshortja e dëshmorit të Kombit Ruzhdi Berisha, ajo ka kaluar nëpër sfida të rënda që jeta i ka servuar, është shembulli më i mirë i përkushtimit të një gruaje të fortë, i një nëne dhe një punëtoreje të palodhshme, ajo është një heroinë.
Në fund Kryetari Xheladini, motrës Nexhype i uroj pesionimin duke i dëshiruar shëndet të gjatë e jetë të lumtur, me më të dashurit e tuaj, Motra Nexhype faleminderit shumë për kontributin e dhënë.