Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësisë së investimit, për hapjen e rrugës në brezin kufitarë, Kërstec – Pakishtë, rrugë kjo e cila do të lidhë të dyja anët e kufirit Kosovë – Shqipëri.
Kryetari i komunës z. Xheladini, pasi ju dëshirojë mirseardhje, tha se janë të mirëpritura të gjitha projektet infrastrukturore qe lidhin komunën tonë me shtetet fqinje.
Gjithashtu Kryetari shprehu interesimin e tijë për mundësinë e implementimit të projektit të rrugës e cila shkon përgjatë lumit Pllava e që lidh Opojën me Kukësin, Rrugën e cila lidh Opojën me fshatrat e Malësis së Tetovës si dhe u interesua për fatin e kërkesave të dorëzuara para një kohe në Ministri.
Pas këtijë takimi, Ambasadori Minxhozi dhe zv. Ministri Durmishi të shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës z. Resul Fetahu, Drejtori Arsimit z. Selim Kryeziu si dhe zyrtarë tjerë komunal, kanë vizituar këtë pikë për ta shqyrtuar mundësin e hapjes së kësaj rruge dhe implementimin e këtij projekti.