Me rastin e afrimit të festës së Fitër Bajramit, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Shoqatën Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” sot kanë filluar shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe 100 pakove higjienike për familjet në nevojë, nëpër tërë territorin e Komunës sonë.
Në pjesën e Opojës shpërndarjen e këtyre pakova e kanë bërë nënkryetari i Komunës, z.Resul Fetahu, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni dhe përfaqësuesin nga “Jetimat e Ballkanit”, z.Nesim Qafleshi, me ndihmën logjistike të dy traktoristëve të Komunës.
Në pjesën e Gorës këtë shpërndarje do ta bëjnë Nënkryetari i Komunitetit jo shumicë z.Fejsal Halilovič dhe shefi i Zyrës së Komuniteteve, z.Uzair Hamza.