Shërbimi i Zjarrfikësve në Komunën e Dragashit është pajisur sot me një kontingjent të mjeteve teknike, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve që ofron ky shërbim. Kjo mbështetje është bërë e mundur falë kontributit të pakursyer të CIMIC-ut Italian të KFOR-it.
Me këtë rast, pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time Komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në qendrën e Shërbimit të Zjarrfikësve në Dragash.
Gjatë takimit, diskutuam edhe për çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KFOR-it.