Shefi i CIMIC-ut të KFOR-it italian, Komanda Regjionale – Perëndim, z.Lionello Bonaventura, vizitoi sot Komunën e Dragashit, ku u prit nga kryetari Bexhet Xheladini.
Qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të CIMIC-ut ishte diskutimi në lidhje me furnizimin me pajisje teknike për shërbimin e zjarrfikësve të Komunës sonë, me ç’rast u kërkua hartimi i një liste me kërkesa specifike, të cilën do ta bëjë shërbimi i zjarrfikësve. Shefi i CIMIC-ut i premtoi Kryetarit Xheladini se pas ndihmës me pajisjet e nevojshme, do ta shqyrtojë edhe kërkesën për furnizim me një cisternë për shuarjen e zjarrit për zjarrfikësit e Komunës së Dragashit.
Kryetari Xheladini falënderoi përfaqësuesit e CIMIC-ut për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve teknike dhe infrastrukturore nëpër institucionet publike të Komunës së Dragashit.