Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të Qeverisë Komunale, ku diskutuan dhe u trajtuan çështje me rëndësi për zhvillimin dhe funksionimin e Komunës sonë.
Në këtë mbledhje shqyrtuam Draftin e Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun, një dokument i rëndësishëm që synon rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarët. Pas marrjes së komenteve nga anëtarët e Kabinetit, u vendos që ky draftdokument t’i nënshtrohet procedurave të konsultimit publik.
Gjithashtu, u mor Vendim për fillimin e procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, si dhe u propozuan anëtarët për themelimin e Grupit Punues që do të angazhohet në hartimin e këtij plani strategjik, i cili do të përcaktojë drejtimet e zhvillimit të Komunës në vitet në vijim.
Në pikën eventuale, secili drejtor raportoi për punën dhe aktivitetet e realizuara brenda drejtorive përkatëse, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi angazhimet dhe progresin në sektorët përkatës.
Qeveria Komunale mbetet e përkushtuar për transparencë, bashkëpunim dhe avancim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.