Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, emëroi sot z. Qamil Kolloni në pozitën e drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Kryetari Xheladini i uroi Drejtorit Kolloni një vazhdim të suksesshëm të detyrës, duke kontribuuar edhe më tutje në fuqizimin e menaxhimit financiar dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në nivel komunal.