Në ndarjen e qmimeve dhe përcjelljen e aktiviteteve nga afër, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Komuna.
Nënkryetari i komunës z. Resul Fetahu
Drejtori i DKA – z. Selim Kryeziu dhe
Drejtoresha e DKRS – znj. Liridona Piraj
Këto aktivitete filluan një javë më parë me fazën eleminatore, në të cilën morën pjes të gjitha shkollat fillore nga të dy komunitetet, ndersa sot u zhvilluan ndeshjet finale.
Aktivitetet e ditës së sotme filluam në sallën e sportit në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, ku u zhvillua ndeshja finale e volejbollit në mes nënëseve të kësaj shkolle, një finale e cila dhuroi lojë shumë interesante e konkuruese.
Më pas u luajt finalja e futbollit të vogël me nxënës, e fituese doli shkolla fillore “28 Nëntori” nga Bresana, kundër shkollës fillore “Shaban Shabani” nga Llapushniki, ndeshje kjo e cila dhuroi shumë emocione e gola.
Sa i përket ndeshjes së futbollit të vogël me arsimtarë, fituese doli shkolla fillore “Fetah Sylejmani” nga Dragashi, ndaj bashkëfinalistes “Ilmi Bahtijati” nga Blaçi, e me këtë finale e cila dhuroi një atmosfer shumë positive u permbyllen aktivitetet sportive për nder të Ditës së Pavarësisë.
Kronik e përmbledhur nga TV Opoja.