Patëm kënaqësinë që sot të mirëpresim në takim përfaqësues të OSBE-së: z. Fitim Nuhi – drejtor i Zyrës Rajonale, z. Bilall Sejrani – Asistent i Demokratizimit, z. Suad Salkić – zyrtar për Çështje Politike, dhe z. Cameron MacBride – zyrtar i Lartë për Komunitete.
Gjatë këtij takimi, diskutuam për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shumë të rëndësishëm ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OSBE-së, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë i jep Komunës sonë në fusha të ndryshme.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me respektimin e të drejtave të komuniteteve, promovimin e bashkëjetesës, forcimin e demokracisë lokale, si dhe zbatimin e dygjuhësisë në institucionet komunale, si një element thelbësor për përfshirje dhe barazi.
Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar në ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse, transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke e konsideruar bashkëpunimin me OSBE-në si një partneritet të rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet lokal.