Sot, kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, priti në takim drejtorin e ShFMU “Ilmi Bahtijari” në Blaç, z.Zijadin Meleqi, të shoqëruar nga mësimdhënësi Fesal Mehmeti dhe nxënësit e kësaj shkolle, të cilët dolën fitues të garës së diturisë të organizuar në kuadër të projektit “Sun is Our Power”, i cili zbatohet nga Balkan Green Foundation, me qëllim fuqizimin e brezave të rinj në tematikat e energjisë së qëndrueshme dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kjo garë u realizua ndërmjet nxënësve të katër shkollave të Komunës sonë: ShFMU “Ilmi Bahtijari në Blaç, ShFMU “Shaban Shabani” në Llopushnik, ShFMU “Fetah Sylejmani në Dragash dhe ShFMU “Zenuni” në Brod, pas disa punëtorive mjedisore të organizuara nga Balkan Green Foundation.
Si shpërblim për punën dhe njohuritë e treguara nga nxënësit e saj, ShFMU “Ilmi Bahtijari” është fituese e grantit për instalimin e panelave solarë me kapacitet 5 kWp, duke shërbyer kështu si një shembull i shkëlqyer në promovimin e energjisë së pastër dhe qëndrueshmërisë mjedisore.
Kryetari Xheladini e ka uruar stafin e kësaj shkolle, e në veçanti nxënësit e talentuar të cilët ishin pjesë e këtij projekti dhe të cilët, me njohuritë dhe punën e tyre, kanë bërë krenarë shkollën dhe të gjithë shoqet e shokët e tyre.