ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
11 qershor 2017
DRAGASH
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve, ka themeluar 3 Qendra të Reja të Votimit në komunën e Dragashit.
Qendrat e reja të votimit të themeluara në komunën e Dragashit janë:
Kukajan: Shkolla Fillore “Fetah Sulejmani”
Lubvishtë: Shkolla Fillore “Fetah Sulejmani”
Kapre: Shkolla Fillore “Sezai Surroi”
Qytetarët me të drejtë vote, të cilët kanë vendbanimin në këto fshatra, do të kenë mundësi të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Për informata shtesë kontaktoni Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose thirrni në linjën telefonike pa pagesë 0 800 55 555.