Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimit Administrativ (MMPHI) Nr. 01/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPHI) Nr. 04/2022 për Leje Mjedisore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me operatorin „DILLI Energy“ SH.P.K., Bresanë, Dragash, organizon debat publik lidhur me kërkesën për pajisje me Leje Mjedisore, me nr. të protokollit 21/3438/MMPH, për hidrocentralin me kapacitet 0.31 MW, në Bresanë, Komuna e Dragashit.
DEBAT PUBLIK
Për kërkesën për pajisje me Leje Mjedisore
Njoftohet publiku i interesuar se më 24 nëntor 2026, në orën 13:00, në hapësirat e operatorit „DILLI Energy“ SH.P.K., në Bresanë, Komuna e Dragashit, do të organizohet debat publik lidhur me kërkesën për pajisje me Leje Mjedisore për hidrocentralin me kapacitet 0.31 MW.
Debati publik organizohet nga operatori „DILLI Energy“ SH.P.K., në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim të informimit dhe përfshirjes së publikut të interesuar në këtë proces.
Debati publik do të mbahet edhe në mënyrë virtuale përmes platformës ZOOM, sipas të dhënave të mëposhtme:
Meeting ID: 87210823597
Passcode: hF7680