Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ “Advancing Together”, sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të disa projekteve të cilat do të kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe ndërveprimit ndërmjet të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Komunën tonë.
Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, do të bashkëfinancohen katër projekte:
1. Papa Testi për gratë;
2. Përmirësimi i qasjes në shërbime dentare për personat me aftësi të kufizuara;
3. Vendosja e lëkundëseve për fëmijë nëpër fushat e lojërave në fshatra; dhe
4. Dhomat Etnologjike (shqiptarë dhe gorano-boshnjakë) në Muzeun Komunal.
Shuma totale e këtyre projekteve do të jetë 47 mijë euro, nga të cilat OJQ “Advancing Together” do të participojë me 19 mijë euro, ndërsa Komuna e Dragashit do të participojë me 28 mijë euro.