Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen VII (e shtatë) të rregullt për vitin 2026, ku u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Propozimvendim për miratimin e Buxhetit të Komunës së Dragashit për vitin 2027 dhe vlerësimet për vitet 2028-2029;
3. Miratimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2025;
4. Miratimi i Deklaratës “Jo në emrin tim”; dhe
5. Eventuale.
Rendi i ditës u miratua me pikat shtesë 3 dhe 4, të cilat u rekomanduan nga komitetet e Kuvendit.
Pika më e rëndësishme e kësaj mbledhjeje ishte Buxheti i Komunës së Dragashit për vitin 2027 dhe vlerësimet për vitet 2028-2029, i cili u miratua nga anëtarët e Kuvendit me shumicë votash, pas shqyrtimit, debateve dhe propozimeve të dhëna për plotësim-ndryshime.
Ndërkaq, Kuvendi miratoi edhe dy pikat e tjera të rendit të ditës: Raportin e Performancës Komunale për vitin 2025, si dhe Deklaratën “Jo në emrin tim”, përmes së cilës, Kuvendi i Komunës së Dragashit shpreh mospajtimin me Aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në pikën eventuale pati diskutime dhe pyetje të ndryshme nga asambleistët, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.