Kryetari Komunës z. Bexhet Xheladini priti sot në takim Ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit Rural
Kryetari Xheladini pasi uroi
mirëseardhjen z. Peci,ai tha se kjo vizitë është shumë e mirëpritur nga ne dhe fermerët e komunës sonë. Fermerët po kalojnë ditë të vështira për shkak të dimrit të gjatë, mungesës së tokës punuese, krizës ekonomike dhe pamundësisë që komuna tu ndihmoi atyre për shkak të buxhetit të vogël.
Kryetari Xheladini kërkoi nga ministri që fermerët e komunës së Dragashit të ken trajtim më ndryshe në krahasim me fermerët e rrafshit të Kosovës. Ai kërkoi që këtë vit ministria duhet të ket prioritet fermerët në mënyrë që ata të mbijetojnë.
Ministri Peci pasi e falënderoj kryetarin Xheladini për mikëpritjen, ai bëri një elaborim të gjatë për planet që ka kjo ministri për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë e sidomos për komunat rurale siq është Dragashi.
Gjithashtu Minisri Peci falenderoi Kryetarin e Komunës për informatat në formë të shkruar që ia dorëzoi atij.
Pas vizitës në komunë, ministri i bujqësisë së bashku me kryetarin e komunës, vizituan tufën e deleve të Shaqir Reshitit nga Bresana që ishin duke kullotur në fushë.





