E organizuar nga Klubi letrar “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me nxënësit e kësaj shkolle.
Në këtë takim letrar, nxënësit e pranishëm që merren me poezi dhe krijimtari letrare patën rastin të interpretojnë monologë e poezi që kishin motiv dhe tematikë Pavarësinë e Kosovës dhe ngjarje tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare në përkujtim të personaliteteve për kontributin e dhënë në Pavarësinë e Kosovës.