Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, sot u mbajt mbledhja e VIII-të për këtë vit e Qeverisë Komunale, me këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB),
2. Propozimi i rendit të ditës së takimit të gjashtë të Asamblesë Komunale,
3. Shqyrtimi i Raportit për Integrime Europiane,
4. Të ndryshme.
Në kuadër të pikës së parë u shqyrtua lista e investimeve kapitale për vitin 2024. Në pikën e fundit të rendit të ditës, të ndryshme, u mor vendim që të dalë në diskutim publik Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave si dhe u formua Komisioni për hartimin e Rregullores Komunale për Transparencë.
Kryetari i Komunës kërkoi nga grupi punues i Performancës që të jetë i përgatitur me kohë për plotësimin e formularëve dhe aplikimin për këtë Grant.