Kuvendi Komunal në Dragash mbajti sot Mbledhjen III ( e tretë) të jashtëzakonshme për vitin 2023, me këtë pikë të rendit dltë ditës:
1. Shkarkimi i kryesuesit të Kuvendi të Komunës.
Kjo seancë e jashtëzakonshme u thirr me kërkesën e 14 asambleistëve të Kuvendit, të cilët kërkuan shkarkimin e kryesuesit Uran Halimi, me arsyetimin e shkeljes sistematike të Rregullores së Punës së Kuvendit.
Pas fjalimeve të disa delegatëve dhe të kryesuesit Uran Halimi, ky i fundit së bashku me delegatët e opozitës kanë lëshuar sallën. Kryesimin e seancës e ka vazhduar anëtari më i vjetër i Kuvendit, z.Mehmet Spahiu.
Pas konstatimit të kuorumit, shumica e asambleistëve të pranishëm në sallë ishin për votimin e hapur për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit. Kryesuesi Uran Halimi u shkarkua me 15 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
