Sot, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Dragashit, e cila është kryesuar nga kryetari i Komunës z. Bexhet Xheladini.
Këto ishin pikat e rendit të ditës:
– Raportimi i Shefit të Sektorit Pronsoro Juridik
– Raportimi i Drejtorëve
– Eventuale
Në mbledhje mori pjesë edhe përfaqësuesi komunal i autorizuar për qështje pronësore juridike, ku ka raportuar para të pranishmive, për proceset gjyqësore dhe paditë, që palët e ndryshme kanë parashtruar gjatë të viteve të kaluara.
Ndërsa drejtorët kanë raportuar para kryetarit dhe kësaj kryesie, lidhur me aktivitetet javore që kanë realizuar secila nga drejtoritë përkatëse.
E në fund të takimit u morrën shumë konluzione të rëndësishme, të cilat duhet të implementohen nga drejtorët deri në takimin e radhës.