Nën udhëheqjen e kryesueses, znj.Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti Mbledhjen VII (e shtatë) të rregullt për vitin 2025, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
2. Raporti i Auditorit të Jashtëm:
3. Plani i Veprimit të Auditorit të Jashtëm:
4. Raporti Financiar i Shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2025;
5. Informatë lidhur me punën e KKSB-së për periudhën janar-qershor 2025;
6. Rishqyrtimi i Vendimit 01Nr.060/01-11859-2/25 të datës 30.06.2025 për miratimin e Listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në territorin e Komunës së Dragashit:
7. Shqyrtimi i kërkesës së z.Burim Piraj për ndërrimin e destinimit të tokës; dhe
8. Eventuale.
Në fillim të seancës u mbajt një minutë heshtje në nderim të Mehmet Spahiut, asambleistit tashmë të ndjerë të Kuvendit të Komunës së Dragashit.
Më pas, kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, prezantoi mysafirin special i cili qëndroi për disa minuta në sallën e Kuvendit, z.Mehmet Buldanli, ish-zëvendësambasador i UNMIKUT në Kosovë. Në fjalën e tij para asambleistëve, z.Buldanli u shpreh falënderues për mikpritjen e ngrohtë në Komunën e Dragashit, duke evokuar disa kujtime gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë dhe kontributit të dhënë për Komunën tonë.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash të gjitha pikat e parapara për këtë seancë.
Debate lidhur me disa çështje pati edhe në pikën eventuale, e cila vazhdoi edhe pas pauzës, ndonëse në mungesë të kuorumit. Pika eventuale u ndërpre pasi asambleisti Nexhmidin Sejdilar nuk e liroi foltoren e Kuvendit, edhe pse kryesuesja i premtoi dy minuta replikë pas diskutimit të kryetarit të Komunës.