Nën udhëheqjen e kryesueses, znj.Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen III (e tretë) të rregullt për vitin 2025. Për këtë mbledhje ishin paraparë këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Propzim-vendim për ndarjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2024 në vitin 2025;
3. Propozim-vendim për rialokimin e mjeteve të Buxhetit për vitin 2025;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shpalljen e Listës së Përgjithshme dhe të Veçantë të pronës së paluajtshme të Komunës për vitin 2025;
5. Propozim-vendim për emërimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Drejtorëve në Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Dragashit;
6. Propozim-vendim për anulimin e vendimeve për shpalljen e interesit publik: 01Nr. 060/01-3240-1/25 i datës 28.02.2025; 01Nr. 060/01-3240-2/25 i datës 28.02.2025; 01Nr. 060/01-3240-3/25 i datës 28.02.2025; 01Nr. 060/01-3240-4/25 i datës 28.02.2025; 01Nr. 060/01-3240-5/25 i datës 28.02.2025;
7. Shqyrtimi i Kërkesës për shprehje të interesit për marrje në shfrytëzim afatgjatë të tokës për ndërtimin e fabrikës për shkrirjen dhe përpunimin e xeheve “Ferrokrom Kosova”, ZK Shajne P-70604038-00244-5;
8. Përgjigjet e ekzekutivit për pyetjet e parashtruara nga asambleistët nga seanca e dytë; dhe
9. Eventuale.
Mbledhja vazhdoi pa pikën e shtatë të rendit të ditës, pasi që Kuvendi miratoi propozimin e kryetarit të Komunës, kryesueses së Kuvendit dhe asambleistes nga radhët e PDK-së, znj.Suada Bajrami, që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës. Propozimi i tyre erdhi pas takimit dhe konsultimeve që kishin pasur me banorët e fshatit Shajne.
Pas miratimit të procesverbalit, pikat 2 – 6 të rendit të ditës u pasuan nga diskutime dhe të gjitha u miratuan me shumicë votash nga asambleistët e Kuvendit.
Në pikën e tetë të rendit të ditës, Kryetari Xheladini dhe drejtorët komunalë iu përgjigjën pyetjeve të parashtruara nga asambleistët në seancën e dytë. Gjithashtu, edhe në pikën eventuale asambleistët morën përgjigje për pyetjet e tyre nga kryetari i Komunës dhe përfaqësuesit e ekzekutivit.