Së bashku me drejtorin e Arsimit, z.Zeni Krasniqi, sot vizituam shkollat fillore dhe shkollën e mesme të Komunës sonë, për t’i uruar nga afër të gjithë nxënësit dhe mësidhënësit tanë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ky është një moment i veçantë, sespe sjell shpresë të re, energji dhe ëndrra të mëdha për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Falënderoj të gjithë stafin dhe drejtoritë e institucioneve tona arsimore për gatishmërinë e tyre që viti i ri shkollor të fillojë në mënyrë të rregullt dhe sipas planit. Si qeverisje lokale, do të jemi gjithmonë pranë shkollave tona për të krijuar kushte më të mira për arsim dhe zhvillim cilësor për gjeneratat e reja.
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2025/2026, përmbyllëm ciklin e vizitave në të gjitha shkollat ku zhvillohet mësimi në gjuhën boshnjake, duke shprehur mbështetjen tonë të vazhdueshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin arsimor në këto institucione.
Gjatë ditës së sotme vizituam shkollën fillore të mesme të ulët“Svetllost” në fshatin Krushevë, shkollën fillore të mesme të ulët “Restelica” në fshatin Restelicë. shkollën e mesme të ulët “Zenuni” në fshatin turistik Brod, ndërsa gjatë ditës së djeshme, në kuadër të të njëjtit aktivitet, vizituam edhe: shkollën e mesme të ulët “9 Maji” në fshatin Rapqë.
Këto vizita janë pjesë e përkushtimit tonë për të ndjekur nga afër gjendjen në terren dhe për të bashkëbiseduar me mësimdhënësit, nxënësit dhe drejtuesit e shkollave mbi sfidat dhe nevojat që kanë në fillim të këtij viti të ri shkollor.
Urojmë një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, me shumë suksese.
Pas vizitave nëpër shkolla vizituam dhe punimet e kubëzimit në njerën nga rrugët e fshatit Brod.