Sot, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit, patëm kënaqësinë që ta mirëpresim konsullin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, z.Celal Doğan, në një takim përshëndetës, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Kosovë.
Në emër të Komunës së Dragashit dhe qytetarëve tanë, i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për bashkëpunimin e frytshëm gjatë mandatit të tij, kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Komunës sonë.
I urova suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja që do të marrë në të ardhmen, me dëshirën që të mbetet gjithmonë mik i Komunës së Dragashit.