Sot pata kënaqësinë të pres në një takim të veçantë kryetarin e Këshillit të Lartë Turk, Kolonelin Harun Elitaş, të cilin e falënderoj për urimet e përzemërta me rastin e marrjes së mandatit tim të ri si Kryetar.
Gjatë takimit, diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve tona, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Koloneli Elitaş u zotua se mbështetja dhe partneriteti do të vazhdojnë edhe më tej, në dobi të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Dragashit, me fokus të veçantë në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.
Me këtë rast, shpreh falënderimin tim të sinqertë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke riafirmuar gatishmërinë time dhe të Komunës së Dragashit për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale, në funksion të projekteve konkrete dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve.