Kryetari Xheladini, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit lokal, priti sot në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, znj. Duda Balje.
Në këtë takim Kryetari Xheladini e njoftoi deputeten Balje me punën dhe prioritetet kryesore të Komunës së Dragashit sa u përket investimeve në projekte kapitale.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj.Duda Balje, u shpreh jashtëzakonisht e interesuar dhe tregoi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Komunën e Dragashit që të shfrytëzojnë të gjitha rrugët politike dhe institucionale për të marrë mbështetje të plotë në realizimin e projekteve.