Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, pranoi sot librin më të ri me poezi “Vallja e Natës”, nga poeti, profesori dhe artisti Abaz Qengaj. Ky libër i poetit dhe aktorit opojan i cili doli nga shtypi gjatë kësaj jave, u mbështet financiarisht nga Zyra e Kryetarit Xheladini.
Kryetari Xheladini e përgëzoi autorin Abaz Qengaj për botimin e tij më të ri, duke i dëshiruar suksese në projektet e radhës.