Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, nënshkroi sot kontratën me përfaqësuesin e ShKA “Bresana”, OJQ-së përfituese të Thirrjes publike për organizimin e Festivalit Ballkanik të Valleve “Opoja Vallëzon”, i cili do të mbahet më datat 24, 25 dhe 26 korrik.
Para fillimit të këtij Festivali, më datën 24 korrik, duke filluar nga ora 17:00 do të nis Ekspozita e qenit ilir të Sharrit, ndërsa shpërblimet për vendin e parë, të dytë dhe të tretë do të jepen gjatë hapjes së Festivalit, në oborrin e ShFMU “28 Nëntori” në Bresanë, me fillim në ora 19:00.