Për nder të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Dragashit, përmes një ceremonie simbolike, Kryetari Xheladini i nderoi me mirënjohje dhe dhurata të gjithë të pensionuarit brenda një viti të Administratës komunale, Arsimit dhe Shëndetësisë të Komunës së Dragashit.
Me këtë rast, Kryetari Xheladini vlerësoi lart kontributin e tyre shumëvjeçar, të cilët për vite e dekada me radhë i shërbyen me përkushtim e ndershmëri Komunës sonë, qytetarëve tanë dhe brezave të shumtë.
Kryetari Xheladini, të gjithë zyrtarëve të pensionuar u uroi shëndet, qetësi dhe gëzim në vitet që vijnë, duke theksuar se Komuna e Dragashit dhe qytetarët e saj do të jenë gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për ta dhe punën e tyre të ndershme.