Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me nënkryetarët Resul Fetahu dhe Fejsal Halilović, priti sot në takim komandantët e LMT-së së KFOR-it Turk, Njësia në Dragash, Kapitenin Müslüm Albayrak dhe Majorin Tolga Pinar, me rastin e ndërrimit të detyrës së komandantit të Njësisë së LMT-së në Dragash.
Kryetari Xheladini e ka falënderuar Kapitenin Müslüm Albayrak për bashkëpunimin e frytshëm me Komunën e Dragashit, gjatë kohës së shërbimit të tij në krye të LMT-së, duke i uruar shëndet dhe suksese në karrierën e mëtutjeshme. Në anën tjetër, komandantin e ri, Majorin Tolga Pinar, e ka uruar për detyrën e re.
Kryetari Xheladini edhe një herë ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me institucionet përfaqësuese të Republikës së Turqisë në Kosovë, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e deritashme që këto institucione kanë ofruar për Komunën e Dragashit.