Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, javën e kaluar priti në një takim përfaqësuesit e LMT-së së KFOR-it Turk, Njësia në Dragash, rreshterët Erden Eren dhe Cevat Keskinkaya. Me rastin e përfundimit të detyrës së tij, Kryetari Xheladini e ka falënderuar rreshterin Erden Eren për bashkëpunimin dhe kontributin e tij si pjesë e LMT-së në Dragash, e cila në vazhdimësi mbështet Komunën e Dragashit përmes realizimit të kërkesave të ndryshme.
Pjesë e diskutimit ishin edhe disa kërkesa të cilat janë drejtuar në adresë të Njësisë së LMT-së në Dragash, për të cilat rreshteri i ri, Cevat Keskinkaya, i cili do ta zëvendësojë rreshterin Erden Eren, tha se janë duke u shqyrtuar nga zyrtarët kompetentë.