Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, mbajti sot një takim me Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e vitit të kaluar. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Qeveritar për Fatkeqësitë Natyrore për plotësimin e disa detajeve teknike në dokumentacionin e dorëzuar me listat e personave që janë prekur nga vërshimet.
Komisioni Komunal ka bërë shqyrtimin e kësaj kërkese dhe brenda javës që vjen kjo listë do t’i dërgohet Ministrisë së Financave, me shpresën që shumë shpejt të fillojë kompenzimi i dëmeve .