Të nderuara infermiere dhe infermierë,
Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, ju shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që tregoni çdo ditë në kujdesin ndaj qytetarëve tanë.
Ju jeni shtylla e sistemit tonë shëndetësor dhe shembulli më i mirë i humanizmit, profesionalizmit dhe sakrificës. Roli juaj është jetik, veçanërisht në kohë sfidash dhe vështirësish.
Komuna jonë do të vazhdojë të mbështesë dhe të fuqizojë profesionin tuaj, duke vlerësuar kontributin tuaj të pazëvendësueshëm.
Gëzuar Ditën e Infermierisë!