Sot pata kënaqësinë të mirëpritem së bashku me stafin tim nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu.
Gjatë këtij takimi miqësor diskutuam për funksionimin e njësive vendore, shkëmbimin e përvojave dhe identifikuam mundësi konkrete për bashkëpunim ndërinstitucional. U ndamë me vlerësimin se bashkëpunime të tilla janë shumë të rëndësishme për të forcuar administrimin lokal dhe për t’u shërbyer më mirë qytetarëve tanë.
Në emrin tim personal dhe të gjithë stafit të Komunës së Dragashit, e falënderoj z. Ndreu për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën konstruktive.
Po ashtu, e ftova zyrtarisht që të vizitojë Komunën tonë gjatë mbajtjes së Festivalit Ballkanik “Opoja Vallëzon”, një ngjarje kulturore që promovon trashëgiminë tonë të pasur dhe lidhjet ndërmjet komuniteteve dhe shteteve ballkanike dhe ma gjërë.
Le të jetë ky takim një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen!