Sot pata kënaqësinë që, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, znj. Arijeta Skeraj, të presim në takim rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i shoqëruar nga koordinatori i Shkollës Verore Ndërkombëtare të këtij universiteti, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina.
Me këtë rast, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Universitetit të Prizrenit, e cila ka për qëllim mbështetjen e organizimit dhe mbarëvajtjes së Shkollës Verore Ndërkombëtare 2025. Ky aktivitet kontribuon në ndërkombëtarizimin e institucionit, duke mbështetur misionin dhe vizionin e Universitetit të Prizrenit për zhvillimin e arsimit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore të edukimit.
Falënderova përzemërsisht përfaqësuesit e Universitetit për këtë bashkëpunim dhe riafirmova gatishmërinë time dhe të Komunës së Dragashit për të mbështetur iniciativa që promovojnë zhvillimin arsimor dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Nga ana e tij, rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë, duke e cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë.