Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim me kryetarin e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera, z. Kastriot Lajçi, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët Bashkim Mehmetaj dhe Gafurr Sllamniku.
Takimi u mbajt në prani të Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, i cili është përgjegjës për evidentimin dhe analizimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Gjatë diskutimeve u trajtuan pasojat e vërshimeve, me theks të veçantë dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare, sipërfaqet bujqësore dhe infrastruktura publike. U dakorduam që përmes bashkëpunimit të ngushtë institucional të sigurojmë një proces vlerësimi të drejtë, të detajuar dhe gjithëpërfshirës.
Komuna e Dragashit do të vazhdojë angazhimin e saj në koordinim me institucionet e nivelit qendror, me qëllim të ofrimit të ndihmës së nevojshme për qytetarët e prekur dhe ndërmarrjen e masave konkrete për përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve.