Nën kryesimin e Kryetarit Bexhet Xheladini, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti dje Mbledhjen I (e parë) të rregullt për vitin 2025, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga takimi i 6-të për vitin 2024;
2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit – duke përfshirë edhe festat e fundvitit;
3. Analizë e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit për vitin paraprak (2024), siguria në trafik, si dhe veprimet e masat për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Dragashit;
4. Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimi i Planit për Siguri në Shkolla; dhe
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit, në dy pikat pasuese të rendit të ditës raportuan komandanti i Stacionit Policor në Dragash, z.Shaqir Uka, dhe komandanti i Vijës Kufitare, z.Jeton Hulaj. Bazuar në këto raportime, gjendja e përgjithshme e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit u vlerësua e qetë dhe stabile.
Në pikën e katërt të rendit të ditës raportoi drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi, lidhur me zbatimin e Planit për Siguri në Shkolla dhe aktivitetet e ndërmarra me qëllim të ruajtes së sigurisë në institucionet arsimore të Komunës sonë.
Në pikën eventuale nuk pati asnjë diskutim.